Në javën e fundit të këtij viti kalendarik Qyteti i Suharekës u bë me hartë orientuese!
Duke parë se në dekadën e fundit ky qytet ka një zhvillim të lartë ekonomik në të cilën gjenden disa prej bizneseve më të ardhura më të larta edhe në nivel kombëtar, ajo po shënon përparime të mëdha edhe në aspektin e zhvillimit të planifikimit hapësinor dhe plotësimin në aspektin hartografik.
Harta orientuese e qytetit të Suharekës është një tjetër projekt që e kompleton listën e hartave të katalogjeve të qytetit/komunës.
Duke parë mungesën e një projekti të tillë, synimi ishte të kompletohej një hartë e munguar për qytetin. Gjithnjë për të qenë në shërbim të qytetarit të komunës dhe më gjerë, në shërbim të turistit, tanimë në pikat markante të qytetit, çdokush mund t’i lokalizoj objektet më markante në qytet.
Projekti i fituar nga OJQ “GIS & Software Solution”, u dizajnua dhe u realizua nga prof.dr. Valbon Bytyqi dhe msc. Faton Morina ndërsa u financua nga a ë.
Pëurimi i kësaj harte u realizuar në prani të kryetarit të Komunës, drejtoreve të Urbanizmit Planifikimit dhe Mjedisit, Drejtorit të Arsimit dhe Drejtorit të Shërbimeve publike të cilën janë pro realizimit të sa më shumë projekteve që kanë të bëjnë më Aplikimin e GIS( Sistemit të Informacionit Gjeografik) në mënyrë që zhvillimi në këtë Komunë të jetë i planifikuar sipas rregullave dhe standardeve të Planifikimt ndërsa Harta orientuese është një prej kritereve që ja lehtëson qytetareve të kësaj komune gjetjen e të gjitha objekteve shërbyese, administrative, dhe sportive ndërsa edhe për turistet është një lehtësim për të gjetur hapësira rekreative dhe monumentet turistike të këtij qyteti.
Në hartë janë të paraqitura emrat e rrugëve, fotot e realizuar me dron tregojne pamjen dhe lokacionin e objekteve komunale, administrative, shërbyese dhe rekreative, pastaj lagjet e qytetit si dhe mikropozita e komunës në Republiken e Kosovës, në prapavijë imazhi satelitor 2024 dhe rrjeti koordinatave gjeografike.
Krahas digjitalizimit të Hartës Zonale dhe miratimit të Planeve Hapësinore Urbanistike pranime e hartës së Monumenteve natyrore dhe kulturore-historike të mbrojtura, Katalogut Turistik të Komunës dhe qytetit tani edhe vendosja e Hartes orientuese, në mbajtëset e drurit, të cilat Donacion nga Bizneset Lokale, Laboratori “Doreza” dhe Kompania ndërtimore “AAB Construction”. Mbajtëset janë vendosur në dy pikat më të frekuentuara të qytetit e bën këtë qytetit ndër më të avancuarit jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel të Gadishullit Ballkanik./lajmishqip