Stoltenbergu: Ukraina do t’i bashkohet NATO-s

0 minutes, 46 seconds Read

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka parashikuar një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë.

Stoltenbergu në një intervistë për “Funke” ka thënë se “shumica e luftërave zgjasin më tepër sesa që pritet fillimisht”.

“Ne të gjithë urojmë që të ketë paqe sa më shpejtë. Por, në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, atëherë shteti i tyre më nuk do të ekzistojë. Nëse presidenti Putin dhe Rusia ulin armët, atëherë do të kemi paqe”, ka thënë Stoltenbergu.

Ai ka shtuar se është i bindur që një ditë Ukraina do t’i bashkohet NATO-s. “Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO”, ka thënë Stoltenbergu.

Në anën tjetër, shefi i NATO-s i ka bërë thirrje Gjermanisë që ta rrisë buxhetin për mbrojtje.

Publikime te ngjashme