Instalohet sistemi i zërit me më shumë se 7,000 altoparlantë në Xhaminë e Madhe të Mekës

0 minutes, 59 seconds Read

Më shumë se 120 inxhinierë të audios akorduan sistemin e zërit në Xhaminë e Madhe të Mekës, që përbëhet nga më shumë se 7,000 altoparlantë, raportoi të hënën Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Sistemi i shtrirë transmeton lutjet dhe ezanet brenda xhamisë dhe nëpër oborret e saj dhe rrugët përreth, transmeton Telegrafi.

Një ekip i përhershëm inxhinierësh siguron që mikrofonat, altoparlantët dhe sistemet e transmetimit të funksionojnë mirë në mënyrë që të transmetojnë zërin me besueshmëri të lartë.

Ka dy dhoma kontrolli që përdoren për të koordinuar sistemin me shtrirje të gjerë, një dhomë kryesore dhe një qendër shtesë të vendosura në zonën al-Masaa’a.

Ekziston edhe një sistem zanor rezervë që është i aftë të aktivizohet në rast se ai kryesori dështon, duke siguruar që adhuruesit të jenë në gjendje të kryejnë lutjet e tyre pa ndërprerje.

Xhamia e Madhe, e njohur edhe si Masjid Al Haram, është xhamia më e madhe në botë.

Një projekt zgjerimi në vazhdim synon të rrisë madhësinë e tij në 519,149 metra katrorë, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit./Telegrafi

Publikime te ngjashme