Stoltenberg: Bombardimi i digës në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”

0 minutes, 38 seconds Read

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se bombardimi i digës Kakhovka në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”, transmeton Kosova Post.

“Me shembjen e digës janë vënë në rrezik mijëra civilë”, theksoi Stoltenberg duke shtuar se kjo në të njëjtën kohë është shkak për dëmtimin serioz të mjedisit.

“Ky sulm edhe një herë tregon brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Hidrocentrali Kakhovka i kontrolluar nga Rusia që ndodhet në rajonin Kherson të Ukrainës, u shemb si pasojë e bombardimeve. Zyrtarët ukrainas theksuan se rajoni ndodhet përballë kërcënimit të përmbytjes dhe bëjnë përgjegjës ushtrinë ruse për goditjen e digës./aa

Publikime te ngjashme