Analistët mendojnë se Britania e Madhe ishte ajo që amortizoi qëndrimet e dëmshme ndaj Kosovës

2 minutes, 19 seconds Read

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Kryeministrit tw Kosovës, Albin Kurti, po i vinë në të gjitha anët kritika dhe presione nga ndërkombëtarët për shtensionimin e situatës, sepse sipas Bashkësisë Ndërkombëtare Kosova është ajo e cila ka provokuar situatën në veri.

Kelmendi: Qëndrimet e Britanisë së Madhe bënë amortizimin e qëndrimeve shumë të dëmshme ndaj Kosovës

Image

Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi në një përgjigje për gazetën “Bota sot” ka thënë se Britania e Madhe është ajo e cila me qëndrimet e saj zbuti edhe qëndrimet më negative të BE-së dhe SHBA-ve.

“Në kuadër të qëndrimeve kundruall Kosovës është Britania e Madhe një faktor shumë i rëndësishëm në rrugën e ndërtimit të shtetit, të mbrojtjes territoriale dhe të sovranitetit te shtetit të Kosovës. Britania e Madhe bëri që pas intervenimit të njësive speciale në veri, nëpër komuna, që të relaksohen qëndrimet e UE-dhe të SHBA-ve kundruall Republikës. Qëndrimet britanike dolën dhe u ndeshën me shumë qëndrime jo afër shtetit të Kosovës.

Britania e Madhe bëri amortzimin e qëndrimeve të UE-së dhe të SHBA-ve që ishin shumë negative për Kosovën, të relaksohen dhe të jenë më afër realitetit ekzistues. Kështu u amortizua qëndrimi i Francës, ai i z.Borell edhe i administratës së SHBA-ve”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova kritikohej ashpër thua se ajo provokoi gjendjen në veri, e që ishte krejt e kundërta.

Tutje, Kelmendi Borrell asnjëherë të vetme nuk i quajti grupet kriminale në veri, duke shtuar se çelësi i zgjidhjes së kësaj çështje është në Serbi.

“Tash flitet me një gjuhë shumë më pozitive dhe më të lehtë… Ishte thjeshtë një gjuhë tepër kritikuese ndaj Kosovës.

Republika kritikohej si vend që provokoi gjendjen dhe kriminelët terroristë serbë ishin palë protestuese. Ata nuk ishin kriminel. Z.Borell kurrë njëherë nuk i quajti grupet kriminale në veri me gjuhën e tillë.

Britania e detyroi UE në qëndrime që të jenë më reale. Kështu u amortizua gradualisht kjo gjendje dhe tash po kritikohet edhe shteti serb, me gjuhë të njëjtë, si Kosova. Ndërsa, grupet kriminale në veri, po marrin kualifikimin e duhur. Në këtë gjendje ishte dhe është shumë domethënëse ndihma e Britanisë së Madhe. Zaten mjafton të analizohet drejtë gjendja dhe del krimi terrorist te shteti serb, si dhe grupet e organizuara, të financuara dhe të armatosura nga Serbia. Në Serbi është çelësi i zgjidhjes së çështjes”, nënvizon ai.

Publikime te ngjashme