Profesori universitar Nexhmedin Spahiu, ka lëshuar deklaratë të ashpër ndaj ish- ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama.
Spahiu e ka akuzuar Lamën se ka thënë se “flamujt e Kosovës nuk do të ngriten në veri të Kosovës”.
Sipas analistit, Lama po bën zëdhënësen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me deklaratat e saj “kundër Kosovës”.
“”Flamujt e Kosovës nuk do të ngriten në veri të Kosovës” – thotë Alma Lama, ambasadorja e Kosovës në Itali që u shkarku nga Presidenti Thaçi, pasi ambasadori i një vendi mik të Kosovës tregoi se ajo po bënë veprime kundër Kosovës (mes tjerash edhe me deklarata gjysmë-publike se Kosova është bërë çerdhe e islamizmit). Vërjani gishtin kokës se përse SHBA e BE përkrahën zgjedhjet në veri të Kosovës dhe i njohën ato përkundër legjitimitetit të ulët? Që asambletë komunale të betohen livadheve të Bistricës e Boletinit, apo që flamuri i Kosovës të ngritet në qendrat e këtyre komunave? E pastaj më thotë si mund të më quash tradhtare e Kombit? Kosova e bënë deputete e ambasadore e ajo flet kundër Kosovës. Dhe përkundër kësaj Dita Saraçini Kelmendi i jep hapësirë në TV dhe mundësinë të përmirësohet, ajo vazhdon ta bëjë zëdhënësen e Vuçiqit”, ka shkruar Nexhmedin Spahiu, në një postim në llogarinë e tij në Facebook./KosovaPost