Sot takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

0 minutes, 47 seconds Read

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se sot rreth orës 14:00 do të mbahen takimet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media zëdhënësja e BE-së.

“Takimi duhet të fillojë rreth orës 14:00 dhe siç është thënë, diskutimet do të fokusohen ne gjetjen e rrugëve për të qetësuar tensionet aktuale në mënyrë që palët të kthehen te implementimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Massrali.

“Çka mund të them është se të dy liderët do të jenë sot në Bruksel. Nuk mund të them se si gjërat mund të shkojnë në këtë fazë. Diskutimet janë një mundësi për të dy liderët për të qenë konstruktiv”, ka shtuar ajo.

Publikime te ngjashme