Situatë dramatike në Tiranë: zjarri masiv shkakton pesë të lënduar, ushtria ndërhyn me helikopter

1 minute, 0 seconds Read

Si pasojë e një zjarri të madh që ka përfshirë një ndërtesë në Tiranë, pasditen e së martës, ka shkuar në pesë numri i të lënduarve.

Kurse, një tjetër zjarrfikës është paraqitur për ndihmë mjekësore pranë QSUT, pasi ka shfaqur probleme nga tymi i dendur i shkaktuar nga flakët.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Më herët, është raportuar edhe për 4 të lënduar, të cilët janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.

Ata janë dërguar në urgjencën e QSUT për trajtim mjekësor, raportojnë mediat nga Shqipëria.

Forcat zjarrfikëse po vazhdojnë t’i evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit që ndodhet në afërsi të spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytetin shqipar.

Kurse, edhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë pjesën e jashtme të kësaj ndërtese.

Në vendin e ngjarjes, përveç forcave policore dhe njësiteve të zjarrfikësve, ka dal edhe ministri i brendshëm, Besfort Lamallari.

Publikime te ngjashme