Kthesë e mundshme në drejtësi: KGJK shqyrton sot kërkesën për rikthimin e gjyqtarëve serbë të dorëhequr

0 minutes, 40 seconds Read

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mblidhet sot në takimin e tij të 371-të radhës, i cili do të zhvillohet në ambientet e sallës kryesore të takimeve të këtij institucioni në Prishtinë.

Në rendin e ditës për shqyrtim janë përfshirë gjithsej 16 çështje me rëndësi. Në mënyrë të veçantë, pika e 9-të e rendit të ditës parashikon diskutimin për kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës si dhe njoftimet zyrtare të gjyqtarëve e stafit nga komuniteti serb lidhur me tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Design Plus Carousel Ad

Kujtojmë se trupa e gjyqtarëve nga komuniteti serb pati dorëzuar kolektivisht dorëheqjet nga sistemi i drejtësisë së Kosovës në nëntor të vitit 2022. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme