Sinani: Edhe pushtetit lokal në Preshevë, edhe atij në Beograd po i pengon Qeveria e Kosovës

1 minute, 14 seconds Read

Këshilltarja politike e kryeminsitrit Kurti për Luginën, Ardita Sinani, ka thënë se Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore producentit të filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, Gani Veselit.

Sinani thotë se shfaqjen e këtyre filmave, të cilat janë të financuara nga Qeveria e Kosovës, në Bujanoc e ka ndaluar policia dhe Prokuroria, kurse në Preshevë e ka ndaluar personalisht kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

“Por, pa ndonjë arsye të bazuar, kryetari i Komunës së Preshevës kishte urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që mos të jap leje për shfaqjen e tyre.Sigurisht opinioni tashmë e ka të qartë, se pushteti lokal në Preshevë deri te vendimi për moslejimin e shfaqjes së filmave kishte arritur për shkak të përplasjeve deri në fyerje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo paraqitje publike të kryetarit të Komunës”, ka shkruar Sinani.

Sipas Sinanit, paradoksi më i madh qëndron në atë se, sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, iu përbën pengesë Qeveria e Kosovës.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e pushtetit lokal, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës, nëse i ka mbetur sado pak ndërgjegje, që në këtë linjë të jenë në të njejtin mentalitet me politikat shoviniste në Beograd”, ka shkruar Sinani.

Publikime te ngjashme