Milani triumfon si mysafir në sfiden ndaj Juvendusit, siguron një vend në Ligën e Kampionëve

0 minutes, 57 seconds Read

Milani ka fituar 1-0 në derbin me Juventusin në kuadër të javës së 37-të, për ta siguruar kështu kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.

Derisa ndeshja që në rrethana tjera do të ishte më e zjarrtë, duket se Zonja e Vjetër është demotivuar nga dënimi me dhjetë pikë, ndërsa Rossonerët fituan minimalisht në udhëtim.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 40-të, kur Davide Calabria asistoi te Olivier Giroud.

Në pjesën e dytë u prit një lojë me ritëm më të lartë, por dy skuadrat vazhduan me po të njëjtin tempo si në 45 minutat e parë.

Në një derbi që u prit të ketë më shumë raste për gol, dy skuadrat performuan në një nivel jo të kënaqshëm, por për Milanin ishte arritja e objektivit – sigurimi i vendit për në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së 37-të apo xhiros së parafundit, Milani ka arkëtuar 67 pikë, ndërsa Juventusi është në të shtatin me 59 sosh./Telegrafi

Publikime te ngjashme