Kurti me statistika tregon se numri i turisteve që duan ta vizitojnë Kosovën po shtohet

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave përgjatë muajit qershor të këtij viti është rritur për 29 për qind numri i vizitorëve në vend.

Kurti, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka vlerësuar se numri i turistëve që duan ta eksplorojnë natyrën dhe kulturën e Kosovës është në rritje.

“Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë ka qenë gati 30% më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vizitorët përfaqësojnë anëtarët tanë të diasporës dhe një numër gjithnjë në rritje turistësh që kërkojnë të eksplorojnë bukuritë dhe kulturën e vendit tonë”, shkroi ai në ‘Twitter’.

Publikime te ngjashme