Shtetet amerikane po izolojnë Trump, një tjetër nuk e lejon të marrë pjesë në primaret e republikanëve

0 minutes, 51 seconds Read

Shteti i Maine ka vendosur të skualifikojë Donald Trump nga zgjedhjet paraprake republikane të SHBA-së në vitin 2024 në bazë të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës. Kjo u vendos nga Sekretarja e Shtetit në Maine, Shenna Bellows.

Në këtë mënyrë, Maine bëhet shteti i dytë, pas Kolorados , që ndalon ish-presidentin nga zgjedhjet paraprake për shkak të sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021.

“Unë jam i vetëdijshëm se asnjë sekretar i shtetit nuk i ka privuar ndonjëherë një kandidati presidencial të drejtën për të votuar sipas Seksionit 3 të Amendamentit të 14-të. Megjithatë, jam gjithashtu i vetëdijshëm se asnjë kandidat presidencial nuk është përfshirë ndonjëherë në një kryengritje,” tha sekretarja Bellows.

Trump ka pesë ditë për të apeluar vendimin në gjykatë, ndërkohë që zëdhënësi i fushatës së tij e cilësoi vendimin absurd.

“Është një vendim mizor. Ne jemi dëshmitarë në kohë reale të tentativës për vjedhje të zgjedhjeve,” theksoi ai.

Publikime te ngjashme