“Shpëtuam për të qindtën e sekondës” – Musliu për tentim-atentatin ndaj ambasadorit Walker

1 minute, 44 seconds Read

Me muaj janë mbledhur informacionet që çuan dje te arrestimi i dy të agjentëve të dyshuar të shërbimit sekret serb.

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi thuhet se epror e kishin oficerin e BIA-s serbe, Srdjan Rosiq.

Të dyshuarit, sipas informacioneve, kanë provuar ta shtrembërojnë edhe të vërtetën për Masakrën e Reçakut dhe të takojnë edhe ambasadorin Wiliam Walker.

Sipas, ekspertit të sigurisë, Agim Musliu, atëkohë shef i sigurimit së afërt në OSBE, edhe për ambasadorin Walker ka qenë së paku tri herë cak atentati i shërbimeve sekrete serbe.

Më flagranti sipas tij ka qenë më 12 janar 1999 afër banesës së tij.

“Sa i përket tentim-atentatit në vitet 98 99, po kanë ndodhur së paku tre që janë të regjistruar zyrtarisht, më i fundit ka qenë më 12 janar në vitin 1999 në rastin e vitit të ri ortodoks, kur para banesës së ambasadorit Walker ku banonte, banesat e aeroportit që i quanin, në mëngjesin e 12 janarit rojat që ishin lajmërojnë që polici që ishte me detyrë zyrtare për mbrojtjen e ambasadorit nuk është, dhe janë disa vetura disa individë me maska që po i provokojnë

“Normalisht që nuk reagohet në ato momente, mundohem të kalojmë sa më qetë dhe pa vërejtur, dhe ambasadori ishte evakuuar në zyrat e banesës së tij me anë të hyrjes ndihmëse. Në zyre e kanë informu se çka ka ndodhë në hyrje të banesës. Me insistim të tij, kemi shku deri te vendi i ngjarjes, në vitet 98-99 ka ndodhur së paku tre. Aty kanë qenë ata persona të cilët ishin të njësisë speciale të armatosur me tyta të gjata, njëri kishte bombën në dorë, ishte shumë afër ambasadorit. Atëherë s’mbeti gjë tjetër vetëm evakuimi i dhunshëm dhe fshehja në dhomë të sigurtë, shpëtuam në të qindtën e sekondës”, tha ai për Radio Dukagjinin.

Ndryshe, ndaj të dyshuarve për spiunazh Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Publikime te ngjashme