Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

1 minute, 9 seconds Read

Në fillim të prillit, një grup usht arësh rusë sulmuan pozicionet mbrojtëse të Brigadës së 12-të Azov të ushtrisë ukrainase, në periferi të Ternyt në lindje të Ukrainës.

Kjo betejë përfundoi në një mënyrë të pazakontë. Shpërthimi i minave dhe dronët ukrainas goditën rusët, kurse ata pak ushtarët të Vladimir Putinit që mbijetuan braktisën makinerinë e tyre luftarake dhe u rikthyen në pozicionet e tyre të mëparshme – vetëm qindra metra larg.

Ajo çfarë lanë pas ishte diçka speciale – një tank të ri pothuajse të paprekur T-72B3M, një prej më të mëdhenjve që rusët përdorin.

Brigada e 12-të Azov i kaloi tre net duke vëzhguar dhe tentuar ta marrë tankun 51 tonësh T-72. Dy muaj më vonë, T-72 përdoret nga e njëjta Brigadë ukrainase, por se kësaj radhe duke goditur me të pozicionet ruse.

Korrespondenti ukrainas i luftës Yuriy Butusov, është takuar së fundmi me eprorët e kësaj Brigade me të cilët bisedoi për këtë operacion.

“Pse ky tank është shumë i famshëm. Të gjithë në internet po flasin për të”, pyeti ushtarët Butusov.

“Është trofeu i parë i këtij lloji në këtë luftë. Është një tank gjigant me pajisje moderne”, tha ushtaraku Krym.

Publikime te ngjashme