Shefi i shtabit të ushtrisë serbe thotë se Ushtria është gati për ta zbatuar çdo urdhër të Presidentit Vuçiç!

1 minute, 13 seconds Read

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, shefi i shtabit të ushtrisë se Serbisë, Milan Mojsilloviq, mbajti një konferencë urgjente.

Ai njoftoi se nëse komandanti suprem, pra presidenti Vuçiç, do të japë një urdhër për situatën në Kosovës, ushtria serbe do të zbatojë menjëherë atë.

“Populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj një persekutimi të tmerrshëm nga regjimi i Prishtinës i Albin Kurtit. Serbët janë shënjestër e përditshme e Albin Kurtit. Faji i vetëm i tyre është se kanë emra dhe mbiemra serbë dhe që ndoshta nuk duan të largohen nga vatra e tyre. Terrori i regjimit të Kurtit nuk mund të tolerohet më as fizikisht. Ushtria Serbe i ka përmbushur dhe i përmbush të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së, por është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta.

E informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë. Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Forcat e Armatosura Serbe, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së, nëse marrin urdhër nga Komandanti Suprem, do të kryejnë të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Milan Mojsilloviq.

Publikime te ngjashme