Analisti Agim Krasniqi tha se qeveria e rizgjedhur e Serbisë duhet të dorëhiqej pas ngjarjes së Banjskës.
Sipas tij, qeveria e Serbisë dhe vetë Serbia po shkon drejt falimentit.
“Serbia pësoi humbjen e dytë në 24 shtator, kjo qeveri që u rizgjodh duhet të ishte tërhequr, kjo qeveri po shkon drejt falimentit, faktikisht Serbia po shkon drejt falimentit. Pse ta ndihmojmë Serbinë që ajo të ripozicionohet?
Veprimet e qeverisë së Kosovës janë adekuate, konform kushtetutës, por bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nisën në nivel teknik por më pas morën karakter politik. Interesi i Perëndimit lidhet me shqiptarët, ka një përplasje lindje-perëndim dhe është pikërisht perëndimi që e krijoi këtë shtet, që nuk duhet të ishte dizajnuar në këtë mënyrë duke e mbajtur peng me asociacionin”, tha analisti.