Rusia ka nisur një ofensivë me 100,000 trupa në front, sipas një zyrtari të ushtrisë ukrainase

0 minutes, 55 seconds Read

Ushtria ruse ka mobilizuar rreth 100 mijë trupa në vijën e frontit midis Kupianskut dhe Lymanit, sipas një zyrtari të ushtrisë ukrainase.

Vendi ka “rritur ndjeshëm frekuencën” e sulmeve tokësore dhe ajrore në zonë, raportoi Ukrainska Pravda, duke cituar kreun e shërbimit të shtypit për Grupin e Forcave Lindore, Illia Yevlash, transmeton Telegrafi.

Kjo përkon me teorinë e ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar se Rusia mund të jetë duke punuar drejt sulmeve në lindje, derisa humbet terrenin në jug.

Të shtunën u raportua se Ministria britanike e Mbrojtjes besonte se ekzistonte një “mundësi realiste” që Rusia do të përpiqet të avancojë në frontin Kupiansk-Lyman në një përpjekje për të arritur lumin Oskil dhe për të krijuar një zonë tranziti rreth territorit të pushtuar të Luhansk në lindje.

“Doktrina e Rusisë sugjeron se vendi do të përpiqet të rifitojë iniciativën duke u kthyer në një ofensivë të nivelit operacional. Kupiansk-Lyman është një zonë e mundshme për këtë”, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Publikime te ngjashme