Rusët po kontrollonin Bakhmutin por… i mbaruan municionet

1 minute, 16 seconds Read

Forcat ruse kanë pushtuar pjesën më të madhe të qytetit simbol të rezistencës ukrainase Bakhmut, por pikërisht kur dukej se flamuri verdheblu i Kievit do të zëvendësohej me atë rus, trupat e mercenarëve të Wagner duket sikur janë stepur.

Janë të shumtë të analistët që kanë vrojtuar ditët e fundit një tkurrje të sulmeve në qytetin e rrethuar.

Arsyeja kryesore mund të jetë pikërisht ajo për të cilin kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, ka kohë që ankohet gjithmonë e më hapur, mungesa e furnizimeve me armë.

Sasia e municioneve në betejën për qytetin në rajonin e Donjeckut ka nevojitur një sasi të jashtëzakonshme artilerie, absolutisht disproporcionale me rëndësinë e atij territori, dhe tani grupi Wagner ndodhet në vështirësi, madhe denoncon jo vetëm pamundësinë, por edhe një indiferentizëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Për këtë arsyeje, orët e fundit grupi mercenar ka devijuar duke preferuar të pezullojë aksionet në qendrën e qytetit, për t’u përqendruar në disa operacione në fshatrat përreth më të lehta për t’u pushtuar.

Sipas analistëve, në veçanti ato të amerikanes “Institute of War” që monitoron konfliktin nga dita e parë, marrja e qytetit është ende e largët, dhe rusët rrezikojnë të përballen me kundërpërgjigjen e ushtrisë ukrainase në javët në vijim, kur Kievi pritet të jete e pajisur edhe me armatimet perëndimore

Publikime te ngjashme