Edhe Lajcak sot viziton Kosovën

1 minute, 31 seconds Read

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë sot Kosovën.

Tensionimi i situatës në veri, masat ndaj Kosovës dhe mundësia për të dalë nga kriza kanë bërë që Lajçak të vijë sot në Kosovë, vizitë kjo e dyta brenda një periudhe të shkurtët.

Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se Osmani do të takojë emisarin e BE-së në ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka marrë disa masa ndaj Kosovës për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Siç është thënë në kuadër të masave që janë marrë është pezullimi i përkohshëm i punës i organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WIBF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Po ashtu nga Bashkimi Evropian kanë thënë se me për këto masa, BE ka njoftuar institucionet e Kosovës./Telegrafi

Publikime te ngjashme