“Rrjedh” videoja e gjeneralit rus duke bërë striptizë

2 minutes, 14 seconds Read

Videoja që tregon një gjeneral rus duke kryer bëtë striptizë është publikuar në internet, pasi një nga aeroplanët spiun të Moskës u dëmtua rëndë nën vëzhgimin e tij.

Në videon e gjatë 44 sekonda, e cila u përhap në Telegram, gjenerallejtënant Aleksandar Matovnikov kërcen lakuriq nën tingujt e muzikës, transmeton Telegrafi.

Një mesazh i postuar krahas videos e akuzon atë si një “njohës të pasionuar të restoranteve dhe zonjave në Minsk”.

Gjithashtu thuhet se “i pëlqen të kalojë përgjegjësinë për vendimmarrje tek oficerët e tij vartës. Gjenerali është më i përfshirë në krijimin e përmbajtjeve të videove të ngjashme për të dashurat e tij”.

Gjenerallejtënant Matovnikov është aktualisht zëvendës-shefi i Shtabit të Forcave Tokësore ruse, me përgjegjësi për praninë ushtarake në Bjellorusi.

Ai është një ish-anëtar i Këshillit të Sigurimit me ndikim të Moskës dhe shërbeu si njeriu i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një rajon i rëndësishëm strategjik për Rusinë.

Taktika e turpërimit të kundërshtarëve duke publikuar përmbajtje komprometuese, është një metodë tradicionale e përdorur në Rusi, shkruan Telegrafi britanik.

“Duke zbuluar videon, ka shumë të ngjarë që duan të turpërojnë më tej Matovnikovin për shkak të dështimeve operacionale, që gjoja u ka mundësuar partizanëve bjellorusë të sulmojnë bazën ajrore Machulishchi pranë Minskut dje, dhe të dëmtojnë avionin A-50”, tha historiani ushtarak.

Videoja u publikua pasi aktivistët antiqeveritar bjellorusë morën përgjegjësinë, për atë që ata thanë se ishte një sulm me dron ndaj një aeroplani ushtarak rus pranë Minskut.

Aleksandr Azarov, kreu i organizatës antiqeveritare BYPOL, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj aeroplanit rus të zbulimit A-50.

BYPOL tha se sulmi i së dielës dëmtoi pjesën e përparme dhe qendrore të aeroplani, si dhe radarin dhe antenën e tij, në bazën ajrore Machulishchi pranë kryeqytetit bjellorus Minsk. Azarov tha se operacioni ishte përgatitur për disa muaj.

A-50 nuk mbajnë armë dhe janë të mëdhenj dhe të ngadaltë. Ata janë të pajisur me radarë me një rreze shumë të gjatë vëzhgimi, mund të zbulojnë aeroplanë armik, raketa balistike në distanca shumë të gjata.

Për shkak të faktit se fluturojnë në disa mijëra metra, radarët e tyre praktikisht nuk kanë hije radari dhe mund të zbulojnë dhe gjurmojnë objektivat që fluturojnë shumë shpejt në lartësi shumë të ulëta./Telegrafi

Publikime te ngjashme