Rregullorja për shtesa u jep para marramendëse deputetëve të Kuvendit të Kosovës

4 minutes, 22 seconds Read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës paguhen 1 mijë e 722 eurosh në muaj vetëm si pagë bazë. Mirëpo, përveç pagës, deputetët vazhdojnë dhe do të marrin shtesa në muaj për pjesëmarrje në komisione e seanca të Kuvendit. Projekt-Rregullorja për shtesa për deputetët pritet të votohet. Çka thotë ajo?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përveç pagës, përfitojnë edhe nga shtesat, nga pjesëmarrja në Komisione parlamentare deri në 535 euro më shumë apo 30 për qind të pagës bazë.

Në “Rregullore për shtesa mbi pagën bazë për deputetë dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbeshtetës politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës” të cilën e ka siguruar Nacionale, është e shkruar se kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari do të përfitojnë shtesë prej 30 për qind.

Duke llogaritur pagën e kryetarit dhe nënkryetarit sipas koeficientit të Ligjit për Paga, del që këta dy zyrtarë kanë pagë bazë, 1 mijë e 785 euro plus shtesa nga 30 për qind prej 535.5 euro i bie 2 mijë 320 paga në total dhe 1 mijë e 732 euro për nënkryetarin me shtesë prej 519.6 euro.

Pra vetëm nga shtesat, ata përfitojnë më shumë se paga bazë e një zjarrëfikësi dhe një polici, që ka pagë 525 euro.

Gjithashtu në këtë Rregullore, përcaktohet që edhe kryetar i Grupit Parlamentar, kryetar i Komisionit të Përhershëm dhe kryetar i Komisionit Funksional përfitojnë shtesë prej 30 për qind, që nënkupton se ata do të marrin 344.4 euro euro më shumë nga shtesat.

1. Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i Kuvendit, për funksion, përfitojnë shtesë të veçantë mujore në vlerë prej 30 % (tridhjetë për qind) të pagës bazë përkatëse. 2. Deputeti për funksion: kryetar i Grupit Parlamentar, kryetar i Komisionit të Përhershëm dhe kryetar i Komisionit Funksional, përfiton shtesë të vegantë mujore në vlerë prej 30 % (tridhjetë për qind) të pagës bazë të deputetit.” – thuhet në këtë rregullore.

Ndërkaq, për nënkryetar i Grupit Parlamentar, zëvendëskryetari i Komisionit të Përhershëm dhe zëvendëskryetari i Komisionit Funksional pritet të përfitojnë shtesa të veçanta me vlerë mujore prej 25 për qind.

Ndërkaq deputetët do të përfitojnë 344.4 euro më shumë ngase shtesa për ta do të jetë jo më shumë se 20 për qind, në total një deputetë do të paguhet 2 mijë e 66 euro.

5. Deputeti për pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit dhe të grupit punues, ku është anëtar, përfiton shtesë të vegantë mujore në vlerë prej 15% (pesëmbedhjetë për qind ) për pjesëmarrje në një komision dhe 5% (pesë për qind) për pjesëmarrje në komisionin e dytë. Shtesa per pjesämarrje në komisione dhe grupe punuese, nuk mund të tejkalojë shumën prej 20% (njëzetë për qind) të pagës bazë të deputetit.” – thuhet në rregullore.

Rrgullorja parasheh edhe sanksionet nëse deputetë nuk marrin pjesë në komisione.

7. Për mospjesëmarrje të deputetit, nga paragrafët 2,3 dhe 5 të këtij neni, pa njoftuar Kryetarin e Komisionit, për çdo mungesë i zbritet shuma financiare në vlerë prej 10 % (dhjetë për qind) të shtesës. 8. Deputeti i cili nuk ka njoftuar për arsyen e mospjesëmarrjes së tij në seancë plenare, Kryetarin e Kuvendit, për ¢do mungesë i zbritet nga paga bazë shuma financiare n& vler& prej 5 % (pesë për qind) të pagës bazë të deputetit.” – thuhet në Nenin 3 “Masat dhe shtesa e veçantë për deputetin”.

Më tej, deputetët për pjesëmarrje në seanca do të t’i ndahen nga pesë euro në ditë, ndërkaq për kompenzimet e udhëtimit është si vijon:

Kompensimi për shpenzimet e udhëtimit të deputetit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar dhe në grup punues, caktohet si vijon: prej 15 km deri në 30 km, 5 (pesë) euro, deri në 60 km, 10 (dhjetë) euro dhe mbi 60 km, 15 (pesëmbëdhjetë) euro. Shpenzimet maksimale të udhëtimit që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro.

Ndërkaq një anëtari të Kryesisë së Kuvendit mund t’i mbulohen brenda një muaji 250 euro.

Ndërkaq, për dallim nga pagat e deputetëve, pagat e nëpunësve civil të Kuvendit të Kosovës janë dukshëm më të vogla dhe janë gati sa shtesat e tyre.

Sipas Ligjit për Paga, vlera më e ulët e koeficientit të nëpunësit civil të Kuvendit të Kosovës është 4.3 që nënkupton se paga mujore e tij është 451 euro teksa pozita “drejtues i lartë” ka koeficient 12.3 dhe merr pagë prej 1 mijë e 291 euro.

Kjo rregullore pritet të rregullojë edhe pagat për stafin politik të kryetarit të Kuvendit, nënkryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlementare, Komisionit Parlamentar dhe deputeti.

Paga e shefit të kabinetit të kryetari Glauk Konjufca pritet të jetë 1 mijë e 302 euro. Po ashtu ata do të kenë shtesa prej 30 për qind të pagës bazë./nacionale.com

Publikime te ngjashme