Avni Dehari tregon arsyen pse e lëshoi sallën e Kuvendit, e përmend edhe Hisen Berishën

0 minutes, 48 seconds Read

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje ndërmjet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe deputeti të PDK-së, Hisen Berisha pasi ku i fundit tha se Haxhiu duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Në momentin kur ndodhi edhe përplasja sallën e lëshoi deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari që është babai i të ndjerit Astrit Dehari.

Front Online ka kontaktuar me deputetin Avni Dehari po ia ka mohuar të jetë larguar nga salla për këtë qëllim.

Dehari ka thënë se ka pasur një termin dhe dalja e tij ka rastisur të ndodh në atë moment kur në Kuvend ndodhi përplasja.

“Kam pasur një termin më përpara me një deputet, Valon Ramadanin që t’i dërgojmë disa libra për një bibliotekë. Për Hisen Berishën nuk e kisha lëshuar sallën e Kuvendit”, tha ai për Front Online

Publikime te ngjashme