Rrahje brutale në një diskotekë në Pejë, përfshihet edhe reperi Noizy

0 minutes, 45 seconds Read

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.

Siç merr vesh Sinjali, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy të jetë i përfshirë me disa persona të tjerë në këtë rrahje.

Sipas burimeve të Sinjalit dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri dhe mjete të tjera të rënda.

Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Publikime te ngjashme