Regjimi në Teheran drejt kolapsit? Trump zbulon prapaskenat: Khamenei po kërkon rrugëdalje

0 minutes, 54 seconds Read

Protesta masive kanë shpërthyer kudo nëpër Iran me fillimin e vitit, pasi gjendja e tmerrshme ekonomike është rënduar edhe më tej për shkak të rënies së valutës rial. Regjimi terrorist i mullahëve po tundet çdo ditë e më shumë dhe këtë e konfirmoi edhe presidenti amerikan.

Presidenti i SHBA-së tha se po i përcjell me vëmendje ngjarjet e fundit në Iran, ku gjithnjë e më tepër po rriten përmasat e protestave mbarëkombëtare. Ai tha se Ajetullah Ali Khamenei po dëshiron t’ia mbathë.

”Po do që të shkojë diku”, tha presidenti Donald Trump kur u pyet nga gazetari Sean Hannity për liderin suprem të Iranit.

Gazetari amerikan më pas e pyeti presidentin nëse regjimi islamik i Iranit është buzë kolapsit, për shkak të protestave masive nëpër shumë qytete

”Po, mund të jetë”, tha shkurtimisht presidenti i SHBA-së, i cili para ca ditësh paralajmëroi regjimin e mullahëve se do të ndërhyjë nëse vazhdon t’i vrasë protestuesit.

Publikime te ngjashme