Reagimi i Angelina Jolie ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli: “Udhëheqësit botërorë janë bashkëpunëtorë në këto krime”

1 minute, 18 seconds Read

Aktorja e njohur amerikane Angelina Jolie ka reaguar ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli dhe iu drejtua liderëve botërorë, transmeton Kosova Post.

“GAZA ËSHTË SHKËRTUAR DHE ËSHTË SHËNDERUAR NË VARRE MASIVE”

Duke postuar në llogarinë e saj në Instagram, Jolie theksoi se një popullatë e bllokuar, pa ku të shkonte ishte bombarduar me ‘vetëdije dhe qëllimisht’ për ta shkatërruar: “Gaza, e cila është kthyer në një lloj burgu të hapur për 20 vjet, u shndërrua shpejt në një Varreza masive, ku 40 për qind e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm, dhe familjet po masakrohen.

“MILIONA GRA DHE FËMIJË PO NDËSHKOHEN”

Duke thënë se bota po shikon atë që po ndodh sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Angelina Jolie tha: “Populli palestinez është i privuar nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare. Miliona gra dhe fëmijë po ndëshkohen.”

“ATA QË PENGOJNË PUNËN E OKB-së JANË PARTNERË NË KRIM”

Aktorja e njohur, e cila kishte fjalë të ashpra për ata që refuzuan kërkesat e armëpushimit, tha se “bashkëpunëtorë në këtë krim janë edhe ata që pengojnë punën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” shkroi ajo.

“Një popullatë e bllokuar po bombardohet qëllimisht. Udhëheqësit botërorë janë bashkëpunëtorë në këto krime duke refuzuar kërkesën për një armëpushim humanitar,” tha Jolie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.

Publikime te ngjashme