Reagim i Reagim i fortë i ambasadorit gjerman: “Qeveria rrezikon të përshkallëzojë konfliktin me masa të njëanshme..”

1 minute, 20 seconds Read

“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”.

Kështu ka shkruar në platformën X, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, derisa ka deklaruar se e mbështet deklaratën e Bashkimit Evropian që i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shmangë “veprimet e njëanshme” që mund të rrisin tensionet.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë. Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, shtoi Rohde.

Ndryshe, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shmangë “veprimet e njëanshme” që mund të rrisin tensionet, pas mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.

“Bashkimi Evropian vuri në dukje me shqetësim të madh operacionet e Policisë Speciale të kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog, Klinë dhe objektet e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë”, thuhet në reagimin e BE-së për media.

Të shtunën edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij është i shqetësuar pas veprimeve të autoriteteve të Kosovës, derisa ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Publikime te ngjashme