Raportohet se Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën

1 minute, 16 seconds Read

RTV KLAN ka raportuar se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ku po zhvillon vizitë zyrtare, pret nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dënojë sulmin e 24 Shtatorit në Banjskë të Kosovë nga grupi serb paramilitar ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Në konferencën për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Macron i bëri të qarta ato që pret si nga pala serbe, ashtu edhe nga autoritetet e Kosovës, duke zbatuar një radhë veprimi.

Kreu i shtetit francez theksoi se pret që të organizohen përsëri zgjedhjet në komunat serbe në veri të Kosovës, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

“Po i ndjekim me shumcë vigjilencë tensionet që ekzisotjnë. Është përgjegjësia e Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 Shtatorit sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Ajo çka presim nag autoritetet kosovare dhe serbe, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit nga autoritetet kosovare. Sipas kësaj radhe plotësisht dhe totalisht dhe pres që Presidenti Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Pesidentja dhe Kryeministri kosovar. Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse fjala nuk po e mbahet”. /RTVKLAN

Publikime te ngjashme