Radhë të gjata në Morinë, shkak kontrollet e palës kosovare

0 minutes, 45 seconds Read

Edhe pse që prej 12 Prillit ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë dhe shmangien e radhëve në kufi gjatë sezonit veror, kjo marrëveshje duket se po çalon në pikën doganore Morinë-Vërmicë.

E enjtja ka regjistruar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Morinës, teksa prisnin në mes të vapës përvëluese kryerjen e procedurave burokratike.

Sipas drejtuesve të automjeteve, shkak për këtë situatë janë bërë kontrollet kufitare nga pala kosovare si dhe fluksi i emigrantëve të kthyer.

Qytetarët  thonë se kufiri Shqipëri-Kosovë nuk duhet të ekzistojë dhe aq më pak në temperatura ekstremisht të larta.

Radhët janë krijuar më së shumti në pjesën hyrëse të Kosovës, ndërsa në atë të palës shqiptare situata është mjaft e qetë.

Publikime te ngjashme