Rama tregon se “Ballkanin e Hapur” do e lë anash, do fokusohet 100 % tek Procesi i Berlinit

2 minutes, 4 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur nga Shkupi për nismën Ballkani i Hapur. Rama ka thënë se dëshiron që një nismë të tillë ta lë anash dhe të fokusohet 100 % tek Procesi i Berlinit.

Rama ka thënë se edhe po të kthehej 1 mijë herë mbrapa do ta ribënte përsëri Ballkanin e Hapur dhe sipas tij janë shifrat që flasin për të mirat që i kanë ardhur rajonit nga një nismë e tillë.

“Pyetjen e bërë sikur unë kam bërë një faj nga i cili duhet të nxjerri mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa, 1000 herë do ta ribëja. Ballkani i Hapur nuk është nismë përjashtuese. Është një nga 72 nismat në rajon. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur rajonit nga Ballkani i Hapur, përveç të mirave. Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Çfarë është bërë nuk zhbëhet. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe Procesi i Berlinit që është ombrella dhe e i cili do të fokusohem 100 %, pasi Shqipëria që është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se do ta lë anash Ballkanin e Hapur meqë s’dëshiron që askujt t’i japi mundësi të flasë për konspiracione e paralelizma.

“Ballkanin e Hapur do ta lë menjanë. S’dua që t’i japë askujt asnjë mundësi që të flasë për konsipracone, alterntaiva, paralelizma. Është shumë e qartë kjo gjë. Për mua Ballkani I Hapur i ka bërë një shërbim të madh këtij rajoni. Kush s’ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vete.”, ka shtuar tutje Rama.

Mes tjerash, duke iu referuar pyetjes së gazetarit, Rama ka deklaruar se s’ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdohet qëndrimik tek e shkuara dhe tek anatemimi dhe akuzat për njëri-tjetrin se kush është patrioteti i vërtetë

“Nuk e kuptoj pse ka dyshime, kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë, apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë të rrimë me të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njëri-tjetrin, ta akuzojmë njëri-tjetrin, se kush është patrioti i vërtetë”, ka potencuar Edi Rama.

Publikime te ngjashme