Qeveria e Kosovës shpallë organizata terroriste ‘Mbrojtjen Civile’ dhe ‘Brigadën e Veriut’

1 minute, 54 seconds Read

Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këto dy formacione ilegale, paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.

“Duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë në sulmet e armatosura ndaj PK, EULEX-it, KFOR-it, sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarevep olitikë, thirrje për rezistencë, pengimi i lëvizjes së lirë, detyrimi i qytetarëve për jesëmarrje në protesta dhe forma të tjera të rezistencës. Organizimi dhe pengimi i zbatimit të vendimeve të institucioneve, rekrutimi dhe trajnimi për armë luftarake me baza ushtarake në Serbi, me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare. Kanosja dhe frikësimi i qytetarëve, subjekteve politike e kandidatëve me qëllim pengimin, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste.” – u shpreh ai.

Qeveria kishte lajmëruar edhe më herët se këto dy organizata mund të shpalleshin terroriste.

Por me këtë vendim nuk u pajtua ministri në Qeverinë Kurti për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Ne me këtë veprim nuk japim alternativë bashkimit të institucioneve normale të cilat ne i formojmë dhe udhëheqim, për fat të keq, shpesh herë tregojmë vetëm shkopin.” – tha ai, duke përdorur figurën mes “shkopit” dhe “karrotës”.

“Përsëri ata janë bashkëqytetarë tanë, edhe pse të manipuluar, janë qytetarë tanë. Nuk janë fajtorë sepse nuk kanë ndoshta informacione të ndryshme. Dikush e ka periudhën e menaxhimit të gjatë, unë ju tërhjek vërejtjen që kjo qasje e tillë do të na largojë më shumë, nëse ekziston mundësia që të punojmë në atë kontekst, iu kisha lut, edhe do të jem, mendoj që ky vendim në këtë moment, është vendim, do të ishte me lënë pasoja me bashkëqytetarët tanë në veri.” – tha tutje ai.

Më herët ishte njoftuar se zv. komandanti i “Mbrojtjes Civile” me emrin Millun Millenkoviq Llune ishte arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Edhe për protestimin e tij kishte pasur protesta e pakënaqësi mes komunitetit serb.

Publikime te ngjashme