“Putin, Haga po të pret”, Lituania i çon mesazh të fortë presidentit rus

0 minutes, 36 seconds Read

Lituania po i dërgon një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arresti ndaj këtij të fundit për dyshime të krimeve lufte.

Ministria e Jashtme e Lituanisë ka publikuar një foto në Twitter të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku ishte shkruar “Putin, Haga po të pret”.

Sigurisht që i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale – që ka lëshuar urdhër-arrestin për Putinin, që ndodhet në Hagë, Holandë.

Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, shkroi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit./Telegrafi

Publikime te ngjashme