Kosovë
Zëdhënësi i BE-së konfirmon përfundimin e takimit në Ohër: “Pas pak qastesh do dalim me detajet”

Është mbyllur para pak çastesh takimi në Ohër.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili deklaroi se për pak çaste do të dalë para gazetarëve edhe Borrell, përcjell lajmi.net.
Kryediplomati evropian pritet ta konfirmojë rezultatin e marrëveshjes, ndërsa bëhet e ditur se nuk do të ketë drejtë pyetjeje nga gazetarët.
Qëndroni me ne për të mësuar detajet e fundit nga takimi në Maqedoninë Veriore.
