Pse u anulua vizita e Kouchnerit në Kosovë? Ambasada e Francës del me sqarim

1 minute, 0 seconds Read

Ambasada e Francës në Kosovë ka dhënë detaje për anulimin e vizitës së ish-ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Bernard Kouchner në vendin tonë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, vizita është anuluar për shkak të problemeve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchner.

“Ju informojmë se vizita e ish-ministrit francez të Punëve të Jashtme dhe Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Bernard Kouchner në Kosovë, fatkeqësisht është dashur të anulohet për shkak të problemeve logjistike të lidhura me udhëtimin e Dr Kouchner. Ju njoftojmë se vizita e tij do të realizohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Francës shpreh keqardhje për këtë pengesë dhe falënderon sinqerisht Presidenten, Kryeministrin, Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e Prishtinës, Kuvendin komunal dhe të gjithë personalitetet e shoqërisë që pranuan të takohen me Dr Kouchner gjatë vizitës së tij.

Ndryshe, ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën.

Publikime te ngjashme