Pritej të ishte në Gjakovë, Rama niset drejt Milanos për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Berlusconin

0 minutes, 48 seconds Read

Në ditë që pritej të merrte pjesë në takimin e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë, Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Milanos ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Silvio Berlusconit, raporton Euronews Albania.

Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë të rrepta duke qenë se Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate, si dhe krerët e shtetit dhe zyrtarë të huaj duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare më 12 qershor. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

Publikime te ngjashme