Presidenti kroat – Gërvalles: Llogaritni tek ne për afirmim ndërkombëtar të pavarësisë

1 minute, 31 seconds Read

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, aktulaisht është në një vizitë zyrtare në Kroaci në kuadër të së cilës sot është takuar edhe me presidentin kroat, Zoran Millanoviq.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, për të cilën presidenti kroat i ofroi mbështetje Gërvallës duke thënë se ata mbështesin pavarësinë tonë dhe presin që edhe vendet tjera ta bëjnë këtë.

“Kroacia mbështet fuqishëm afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe pret që ajo të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së. Ne presim që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës. Milanoviç përshëndeti përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe perspektivë evropiane për të gjithë rajonin.”, tha sot presidenti kroat Zoran Milanoviç.

Milanović dhe Gërvalla-Schëartz, diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, planin aktual për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Milanoviç i konfirmoi ministres Gërvalla-Schëartz se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen solide nga Kroacia kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës”, thuhet në deklaratë, shkruan Index.hr, transmeton Gazeta10.

Ai avokoi që një qëndrim të tillë ta mbajë i gjithë Bashkimi Evropian.

Presidenti kroat në fillim të këtij viti kishte bërë një deklaratë duke thënë se “Kosova ishte rrëmbyer nga Serbia”, dhe kjo kishte nxitur shumë reagime.

Publikime te ngjashme