Pozhari thotë se braktisja e produkteve serbe ka filluar me të madhe, po preferohen ato vendore!

1 minute, 18 seconds Read

Xhevdet Pozhari ka thënë se ka filluar braktisja masive e produkteve serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka thënë se gjethqka që bejmë nga Serbia është një armë ma shumë në duart e atyre që duan ta zhbëjnë ekzistencën tonë.

“As zbritja, e as dhurata nuk po kryejnë punë më për të joshur blerësit. Ka filluar braktisja masive e produkteve serbe. Gjithçka që blejmë prej tyre është një armë ma shumë në duart e atyre që duan ta zhbëjnë ekzistencën tonë”, ka shkruar ai.

Tutje Pozhari ka thënë se në vitin 2023 inspektorët e shtetit duhet t’i vizitojnë më shpesh marketet që sheshin produkte serbe.

“Në 2023, inspektorët shtetëror do të duhej t’i vizitonin më shpesh marketet që shesin prodhime serbe. Dhe, me ua lënë nga një “hajmali” që me u kujtu dy herë para se të bëjnë porosi. Blej SHQIP!”, ka përfunduar Pozhari.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për 11 muaj, pra nga janari në nëntor, në Kosovë vlera e eksportit me vendet e CEFTA-s ishte 303 milionë e 899 mijë euro, ndërkohë që vlera e importit shkoi në 907 milionë e 926 mijë euro.

Konkretisht, për këta 11 muaj, Serbia ishte një nga vendet kryesore të importit në Kosovë. Sipas të dhënave të ASK-së, për këta 11 muaj Kosova pagoi 341 milionë e 637 mijë euro për mallra që u importuan nga Serbia, ndërkohë që eksportoi rreth 59 milionë e 30 mijë euro në Serbi.

Publikime te ngjashme