Politologu serb befason me deklaratën: Diçka po luhet me Kosovën, është e përshtatshme për Perëndimin

1 minute, 47 seconds Read

Politologu serb Boris Varga, teksa ka folur për situatën e tensionuar në Kosovë, ka thënë se diçka po luhet me këtë të fundit që nuk është e përshtatshme për Perëndimin.

I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ai shtoi se Serbia është shtet i kapur nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Serbia para shumë vitesh ka rrëshqitur nga rruga e tranzicionit demokratik dhe në këtë moment është shtet dhe shoqëri e pushtuar, ose ekziston i ashtuquajturi shtet i kapur nga një njeri, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe klika e tij, ose bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga partia e tij Përparimtare serbe. Pas rënies së liderit serb Slobodan Millosheviç në vitin 2000, një rritje e shpejtë në ndërtimin e institucioneve demokratike në Serbi dhe kthimi i republikës në kursin e integrimit me Evropën Perëndimore, ku tashmë kishte një Jugosllavi socialiste në fund të viteve 1980. Ndërkohë, ndodhi atentati ndaj kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili tregoi se sa e brishtë është demokracia serbe, sa krimi i organizuar dhe lobimi i kriminelëve të luftës nga lufta e viteve të 90 kishte ndikim në Serbi.

Aleksandar Vuçiç ju ofrua votuesve serbë nga Perëndimi dhe Lindja si partner, si zgjidhje. Por, në fakt ai e realizoi vetëm agjendën e tij populliste dhe nacionaliste me përdorimin e shtetit për pasurimin e jashtezakonshem të individëve, gjë që dëshmohet nga afera të shumta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbyllin sytë para gjithë kësaj dhe e tolerojnë regjimin në Beograd që të bëjë atë që bën, për shkak të zgjidhjes prioritare të problemit, e kjo është zgjidhja e çështjes së Kosovës. Për dallim nga paraardhësit e tij, Vuçiç pranoi të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por këtë e bën vetëm në mënyrë deklarative. Përshtypja është se diçka po luhet me Kosovën, e cila është po aq e përshtatshme për Perëndimin”- tha ai.

Publikime te ngjashme