Presidenti brazilian refuzon ftesën e Putinit për të vizituar Rusinë

0 minutes, 56 seconds Read

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva thotë se ka refuzuar një ftesë të presidentit rus, Vladimir Putin për të vizituar Rusinë.

“Sapo fola në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin”, shkruan ai në një postim në Twitter.

“E falënderova për ftesën që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg dhe iu përgjigja se nuk mund të shkoja për momentin në Rusi. Por, unë përsërita gatishmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, që të bisedojmë me të dyja palët e konfliktit në kërkim të paqes”, shkroi ai.

Në fillim të këtij muaji, lideri brazilian do të takohej me presidentin e Ukrainës, Zelensky ndërsa ishte në margjinat e samitit të G7 në Japoni.

Megjithatë, ai nuk ndodhi, ku sipas udhëheqësit brazilian, Zelensky u vonua për takim.

Ndryshe, Lula ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, dhe në vend të kësaj është përpjekur të pozicionohet si një paqebërës në konflikt.

Publikime te ngjashme