Policia Ushtarake e FSK-së ngrit kapacitetet e saj

0 minutes, 58 seconds Read

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të saj, është realizuar kursi bazik për Polici Ushtarake i organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, dhe realizuar në bashkëpunim me instruktorët e Policisë Ushtarake.

Sipas FSK-së kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë mbi ligjet, rregulloret dhe aktet tjera në fuqi si dhe aspektin praktik të ekzekutimit të detyrave të Policisë Ushtarake.

“Pjesëtarët gjatë trajnimit janë validuar në detyra të Policisë Ushtarake, si patrullime, ndalesa në trafik, reagimi ndaj mjeteve shpërthyese, menaxhimi i turmave, menaxhimi i kampit të robërve të luftës, neutralizimi i gjuajtësit aktiv”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Komandanti i Policisë Ushtarake nënkolonel Besnik Selimi, thuhet se ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe me këtë rast në bazë të vlerësimit nga instruktorët janë ndarë edhe disa çmime,

Çmimi akademik gjatë trajnimit bazik për Policinë Ushtarake për OR3 thuhet se i është dnarë Idriz Hotit, ndërsa çmimi instruktor i dalluar për OR6 i është ndarë Faton Mulit.

Publikime te ngjashme