Policia tregon në detaje për llojin dhe sasinë e armëve që u kapën sot në Veri

1 minute, 24 seconds Read

Policia e Kosovës ka treguar në detaje për numrin dhe llojin e armëve që janë zbuluar sot në një shtëpi në Zveçan.

Në njoftimin e tyre thuhet se “rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale”.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla njoftoi sot gjatë ditës se Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan.

Ai tha se shtëpia ku është gjetur armatimi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. Po ashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Këto janë armët e kapura:

1.      Katër (4) armë AK 47,

2.      Tridhjetë e katër (34)  karikatorë të armës AK 47,

3.      Një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm,

4.      Tetë granata dore,

5.      Një (1) minë anti-këmbësorie,

6.      Dy (2) gazë-maska,

7.      Dy (2) çanta ushtarake,

8.      Një (1) shok-bombë,

9.      Dy (2) fishekë-zjarre,

10.  Dy (2) optika të armës,

11.  Një (1) thikë ushtarake,

12.  Një (1) maskë ushtarake,

13.  Dy (2) rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,

14.  Pesë (5) çanta të vogla ushtarake,

15.  Një (1) rrip i pajisjeve ushtarake,

16.  Një (1) këllëf i pistoletës dhe

17.  Pajisje për pastrim të armatimit.

Publikime te ngjashme