Një grua 84-vjeçare nga North Fort Myers, Florida, mezi i shpëtoi sulmit nga një aligator ndërsa ecte me qenin e saj.
Incidenti ndodhi pranë një pellgu në parkun e shtëpisë së saj të lëvizshme.
Gruaja, e identifikuar si Boppel, ishte duke eckur kur ndjeu, siç kujton ajo, një rrezik.
“Papritur, pata një parandjenjë, po ju them”, tha Boppel nga spitali.
Intuita e saj ishte e saktë, përcjell Telegrafi.
Një aligator 2.1 metra doli nga uji dhe u hodh drejt gruas dhe qenit të saj.
Boppel arriti ta shpëtojë qenin, por aligatori e kafshoi këmbën dhe gishtat e saj.
Bëhet e ditur se një fqinj, i alarmuar nga britmat e Boppel, thirri shërbimet e urgjencës.
Gruaja luftoi me guxim aligatorin, duke e goditur me grusht në fytyrë derisa ai u tërhoq.
Zyrtarët e kafshëve të egra iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe e larguan aligatorin.
Ndërkohë Boppel ndodhet në spital duke u trajtuar dhe pritet të shërohet shpejt.
Ndryshe, sulmet e aligatorëve janë të rralla në Florida, por ky incident shërben si një kujtesë për rëndësinë e të qenit të kujdesshëm në zonat ku dihet se banojnë këta zvarranikë./Telegrafi