Plumba kreut të Haraçinës/ Shpëton zyrtari i BDI, plagosen nëpunësi dhe shoferi

1 minute, 0 seconds Read

Makina e kryetarit të komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut është qëlluar me armë zjarri. I zgjedhuri shqiptar, Ridvan Ibraimi ishte në makinë kur ka ndodhur atentati por ka shpëtuar pa lëndime.

Nga të shtënat me armë janë lënduar dy persona, një nëpunës i komunës dhe drejtuesi i mjetit. Ata janë çuar në spital dhe njëri prej tyre sipas mjekëve është në gjendje më të rëndë, pasi është qëlluar me një plumb në gjoks.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës në hyrje të Haraçinës. Ministrja e brendshme në Shkup tha se sulmi është kryer nga një person i njohur për policinë, i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera. Megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacione në lidhje me autorin.

Njësitet policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë Haraçinën për kapjen e sa më shpejtë të autorit, ndërsa motivi mbetet ende i paqartë Ridvan Ibraimi është zgjedhur në krye të Haraçinës që prej vitit 2021si përfaqësues i partisë “Bashkimi Demokratik për Integrim”./abcnews.al

Publikime te ngjashme