Petkoviqi reagon për ngjarjet në veri: Miluni nuk është kriminel

1 minute, 27 seconds Read

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar për arrestimin e serbit, Milun Milenkoviq sot në orët e paradites nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, ai e ka arsyetuar Milenkoviqin duke thënë se ai “nuk është kriminel”, shkruan lajmi.net.

“Kanë vënë në shënjestër kalimtarët e rastësishëm, i mbanin nën kërcënimin e armëve me tyta të gjata. Është policia e Kurtit që shërben për të ngacmuar popullin serb. Arrestimet u bënë në kohën kur familjet e Radoshit dhe Dushanit po bënin një protestë paqësore. Lune nuk është një kriminale, ajo që ka Lune janë medaljet e shumta”, tha Petkoviq.

Sipas tij, Kurti ka krijuar gjendjen e rrethimit në Mitrovicën e Kosovës.

“Lunet është ndjekur me muaj nga policia e Kosovës sepse është luftëtar i interesave serbe, gjatë arrestimit është krijuar një gjendje rrethimi, një numër i madh kanë hyrë në pjesën veriore, policia ka hedhur gaz lotsjellës në rrugë”, ka thënë Petkoviq, duke shtuar se jemi në situatën më të vështirë deri tani.

Publikime te ngjashme