Përjashtohen disa deputetë të PD-së nga Kuvendi i Shqipërisë

0 minutes, 48 seconds Read

Sekretariati për Etikën ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë, të cilët javën e kaluar kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit të Shqipërisë.

Sekretariati për Etikë ka vendosur që deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti do të përjashtohen nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Masa e përjashtimit për deputeten Lindita Metaliajn do të jetë 5 ditë, kurse për Greta Bardelin 3 ditë.

Komisioni ka vlerësuar se këta deputet kanë krijuar kaosit gjatë zhvillimit të seancës plenare të ditës së enjte.

Demokratet nuk janë pajuar me këto masa.

Deputeti Edmond Spaho ka deklaruar se këso dënimesh nuk janë dhënë asnjëherë. “Nuk ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që një deputet të përjashtohet me 20 ditë nga Parlamenti, a jeni në terezi?”, ka thënë ai

Publikime te ngjashme