Pas deklaratës për Kosovën, shuplakë e re e presidentit malazez për Serbinë – këtë herë për Srebrenicën

1 minute, 15 seconds Read

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha se qëndrimi i tij për çështjen e gjenocidit në Srebrenicë është shumë i qartë, si dhe se ai dënon të gjitha krimet që kanë ndodhur në Jasenovac, Piva, Velicë dhe përsëriti se pavarësia e Kosovës është një fakt i padiskutueshëm për të.

“Gjykata Ndërkombëtare ishte shumë e qartë dhe mori një vendim kur është fjala për Srebrenicën… Është shumë e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare diku e individualizoi gjenocidin në Srebrenicë. Qëndrimi im në këtë kuptim është shumë i qartë, edhe parlamenti malazez ka miratuar një rezolutë kur është fjala për Srebrenicën. Është shumë e rëndësishme që si rajon, së bashku, të gjykojmë të kaluarën, e cila ishte e vështirë”, tha Milatoviq në një intervistë për Al Jazeera Balkans, e cila do të transmetohet sonte.

Milatoviq tha se bëhet fjalë për një të kaluar që kishte një Srebrenicë, por edhe një Jasenovac, një e kaluar që kishte edhe në Mal të Zi si krimi i madh në Piva të Velicës.

“Këto janë të gjitha gjëra që unë i dënoj qartë”, tha Milatoviq në njoftimin për intervistën e sotme.

Milatoviq ka përsëritur se për të pavarësia e Kosovës është fakt i padiskutueshëm dhe se Rusia ka bërë agresion ndaj Ukrainës.

Publikime te ngjashme