Pavarësisht dyshimeve për mashtrim: Kuvendi miraton emërimin e Driton Velës në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

0 minutes, 56 seconds Read

Pas debateve të gjata në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka votuar emrat e tre anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Me 57 vota pro, një kundër dhe katër abstenime, legjislativi i dha dritën jeshile kandidaturës së Driton Velës, pavarësisht kundërshtimeve të forta ku profesionistë të shumtë ngritën alarme për dyshime rreth procesit të diplomimit të tij.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë diskutimeve u potencua se Vela ishte diskualifikuar më parë pasi dyshohej se ishte kapur në flagrancë duke tentuar të mashtronte komisionin përmes deklaratave të rreme në dokumentacionin e aplikimit.

Vela, i cili në të kaluarën ka garuar si kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë ka siguruar një mandat katërvjeçar si anëtar i rëndësishëm i KShC-së.

Përveç tij, Kuvendi votoi me sukses edhe emrat e Florim Gallopenit dhe Shkurtë Bajgorës për të plotësuar përbërjen e këtij këshilli./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme