Pasi e takojnë Vuçiqin, Rutte dhe Bettel nesër në mëngjes takojnë Kurtin

1 minute, 3 seconds Read

Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe ai i Luksenburgut, Xavier Bettel do të vijnë për vizitë nesër në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për medie në të cilën thuhet se të dy kryeministrat do të priten nga kryeministri Albin Kurti mëngjesin e së martën në Aeroportin “Adem Jashari”.

Komunikata e plotë:

Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, pret në takim kryeministrat e BENELUX, Shkëlqesinë e Tij, Mark Rutte, Kryeministër i Holandës dhe Shkëlqesinë e Tij Xavier Bettel, Kryeministër i Luksemburgut.

Ora 07:55 Vendi: Aeroporti ndërkombëtari i Prishtinës

Mediat mund të marrin pamje.

Mediat duhet të jenë në aeroport te terminali VIP më së largu në ora 7:25.

Ora 09:15-9:20 Kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë të dy kryeministrat para ndërtesës së Qeverisë.

Mediat dhe fotografët zyrtarë do të marrin pamje dhe bëjnë foto.

Ora 09:20 Takimi i Kryeministrit Kurti me Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Salla P31

Mediat marrin pamje në fillim të takimit

Ora 10:05 Konferencë e përbashkët e Kryeministrave

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38

Publikime te ngjashme