Pas KPK-se, të premten merret vendimi përfundimtar për gjyqtarët serbë të dorëhequr edhe nga KGJK

1 minute, 10 seconds Read

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mblidhet këtë të premte, ku në rendin e ditës do të shqyrtohet kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe ajo e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të komunitetit serb për tërheqjen e dorëheqjeve të tyre të ofruara gjatë vitit 2022, ka raportuar “Betimi për Drejtësi” të mërkurën.

Përmes një shkrese zyrtare të dërguar një muaj më parë drejtuar KGJK-së, Haxhiu ka kërkuar zyrtarisht që t’u jepet një epilog përfundimtar dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë që shërbenin në veri të vendit.

Design Plus Carousel Ad

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim për të refuzuar kërkesat e prokurorëve serbë për tërheqjen e dorëheqjeve, ndërsa një ditë më pas, Haxhiu dekretoi dhe miratoi përfundimisht largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë.

Kujtojmë se prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë policorë si dhe kryetarë të komunave veriore patën dhënë dorëheqje masive në fund të vitit 2022, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve politike dhe të sigurisë në atë pjesë të Kosovës.

Ndërsa dorëheqjet e zyrtarëve policorë u pranuan menjëherë, ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve kishin mbetur të pezulluara dhe pa një vendim përfundimtar deri më tani. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme