“Partizanët” rusë kërcënojnë Putin: Së shpejti sulme brenda Rusisë

0 minutes, 30 seconds Read

Partizanët” rusë pro-ukrainas, të legjionit “Liria për Rusinë”, po planifikojnë të ndërmarrin të tjera operacion ushtarake në Rusi.

Këtë e pohoi Maximillian Andronnikov, i njohur ndryshe me nofkën “Çezari”, zëdhënës i grupit paraushtarak anti-Putin, në një intervistë për Observer.

“Do të jetë operacioni ynë i tretë. Pastaj do të ketë një të katërt dhe një të pestë. Ne kemi plane ambicioze. Ne duam të çlirojmë të gjithë territorin tonë,” tha “Çezari”.

Legjioni përbëhet nga rreth 200 vullnetarë dhe që tashmë kanë kryer sulme në territorin e Rusisë midis muajve maj dhe qershor.

Publikime te ngjashme